Gjendet e vdekur një grua në Fushë Kosovë

0

Në Fushë Kosovë raportohet se është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj.

Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë në Prishtinë, e cila tha se në stacionin policor të Fushë Kosovës, sot rreth orës 19:00 është raportuar një rast vdekje e dyshimtë.

“Viktima e këtij rasti është një femër M. B, 48 vjeçare, e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Fushë Kosovë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

“Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti./botasot

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKy është 7-vjeçari nga Kosova i vrarë në Zvicër
Artikulli tjetërHaradinaj kërkon mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit