Dy shtetase të huaja dyshohet se janë zhdukur në Alpet Shqiptare

0

Drejtori në Parqet Kombëtare të Malit të Zi, Admir Laliq, përmes një postimi në Facebook ka thënë se dy femra, një gjermane dhe tjetra polake janë zhdukur në rajonin e maleve që njihen si Alpet Shqiptare.

“E gjitha që dimë është se ato janë futur në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre në 13 gusht. Më 14 gusht ato kanë qenë në kontakt me familjet e tyre dhe që prej asaj kohe janë zhdukur. Makinën e tyre e gjetëm në një parking në komunën e Plavës”, ka shkruar Laliq në Facebook.

Në këtë drejtim ai ka bërë thirrje që të shpërndahet një informatë e tillë, duke shpresuar se gjenden diku në malet e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Për këtë, ai ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë ndonjë informacion rreth tyre, të kontaktojnë autoritetet policore.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakKënga “Bye bye” e kopjuar nga Drake? Melinda tallet keq me Taynan dhe Dafinën!
Artikulli tjetërMPJ e Serbisë i shlyen shqiptarët nga regjistrat civil në Medvegjë