Dr. Ymer Vuthi, zgjedhët Drejtor i QKMF-së së Istogut.

0


Kohëve të fundit, QKMF-ja në Istog, ishte në qendër të vëmendjës për parregullësi dhe probleme të shumta, e kjo situatë ndikoi dhe erdhi deri te nënshkrimi i një Peticioni, ku puntorët dhe stafi mjeksorë, kërkojnë nga Kryetari i Komunës së Istogut, z. Haki Rugova, si dhe nga Drejtori i Shëndetësisë dr. Mujë Osmanaj, ndërrimin e tashmë ish drejtorit të kësaj qendre Dr. Shefqet Mehmetaj, të cilit kishte një kohë të gjatë qe i kishte kaluar mandati i të parit të këtij institucioni.

Pas një konkursi dhe një konkurence të fortë, sot në kry të QKMF-s, u zgjodh dr. Ymer Vuthi, mjek me përvojë të gjatë dhe i dëshmuar në profesionin e tij të ushtruar më përgjegjësi dhe profesionalitet tash e shumë vite.

Këtë për RTV Fontanën, e pohon edhe dr. Mujë Osmanaj, Drejtor i Drejtoratit të Shëndetësisë së Istogut.

Neve s`na mbetët tjetër, përveç të urojmë dr. Vuthin, dhe t’i deshirojmë angazhim maksimal në përmbushjën e detyrave të punës se këtij misioni, sa të vështirë, po aq edhe human.