Borxhëliu mbahet i lidhur në ahurin e kafshëve në Istog

0

Një banorë i Istogut është mbajtur në një ahur për disa orë peng në një ahur nga dy persona që pretendojnë se i kanë borxh atij.

Shtetasi i rrëmbyer është liruar vetëm kur policia ka intervenuar dhe zbuluar vendëndodhjen e viktimë.

Në një njoftim të policisë thuhet se njësi të ndryshme të Policisë së Rajonit të Pejës pas pranimit të një informate për rrëmbimin e një personi kanë ndërmarrë sot një operacion në koordinim me prokurorin e shtetit dhe Gjykatën e Pejës me ç’rast kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona që dyshohej se kishin rrëmbyer një qytetar dhe po e mbanin të fshehur në fshatin Staradran të Istogut.

Dy të arrestuarit janë G.M, i ​lindur më ​1985 dhe A.M​., i lindur më ​1977.

Tek të dyshuarit gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një armë ‘AK-47’, 104 copë fishekë, një llap top, disa telefona celularë, kartela të bankës, kartela të telefonit, CD, fletore për mbajtjen e shënimeve, dokumente të veturës, dhe një automjet, të gjitha këto i përkisnin të dyshuarve.

Gjithashtu është arritur të gjendet edhe viktima e rastit, i cili nga të dyshuarit është mbajtur i mbyllur dhe i lidhur në stallë të bagëtive (ahur).

Viktima dyshohet se është rrëmbyer dhe mbajtur i mbyllur nga të dyshuarit për arsye të një borxhi, të cilin viktima ua kishte të dyshuarve.

Sipas njoftimit të Policisë, të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit dhe Gjykatën e Pejës, dhe më urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./Kallxo.com