Bekë Berisha kritikon nivelin lokal në komunën e Istogut

0

Përsa i përket mësimeve nga mandati i tij 2 vjeçar në Parlamentin e Republikës së Kosovës, Bekë Berisha tregoj për mungesën e meritokracisë tek të përzgjedhurit në Parlament e posaqërisht për sa i përket punës që ata bëjnë për komunën apo rajonin nga i cili janë përzgjedhur. Me këtë rast, ai edhe u tërhoqi vërejtjen votuesve të Komunës së Istogut që të shiqojnë interesat e tyre personale dhe të votojnë një kandidat i cili do të angazhohet për punët dhe problematikat e qytetit dhe jo kandidatwt e komunave tjera të cilët nuk angazhohen aspak për cilësinë e jetës në këtë vend.

Bekë Berisha ceku që sipas të metat më të mëdha të politikanëve sot janë mendjemadhësia dhe servilizmi. “Prandaj jom mundu qe me kon sa ma i afërt me qytetarin e shpeshher portalet jan tallë me mu, po mu sem bon pershtypje ni sen i tillë perderisa qytetarit mundet me u ndi ma i afert me deputetin të cilin e ka votu me ja përfaqsu interesat” tha ai duke sqaruar që deputeti është vetëm se një shërbyes për interesat e qytetarit.
Ndër të arriturat kryesore të kësaj qeverie, Bekë Berisha ceku ndër të tjerash mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, krijimin e ushtrisë së Kosovës, vendosjen e taksës ndaj Shtetit të Serbisë, ligjin për Trepçën. Ai madje edhe haptazi dorzoj një listë me punët kryesore të qeverisë së kaluar. Për sa i përket taksës 100% Bekë Berisha thotë që i vetmi pendim është që një vendim i tillë nuk është marrë më herët. “Tash na erdh mundësia edhe tash e kemi bo, se kemi ndermend me hek” tha Bekë Berisha për radio Istogun, ku shikueshmeria arriti deri në 10000 në portatin e tyre në facebook.

Bekë Berisha ka qenë gjithnjë përkrahës i sportit, pasi që edhe ka qenë vet antarë i klubit të karatesë. Ditë më parë, ai u takua edhe me vajzat e klubit të hendbollit të cilave u dhuroj pasije sportive pasiqë do të prezantojnë Kosovën në gara ndërkombëtare. Ai tha se do të përkrahë maksimalisht zhvillimin e sportit dhe klubeve sportive në këtë vend.
Për sa i përket ngecjeve në rinovimin e sallës sportive në Istog, ai thotë se janë ndarë 150 mijë Euro mirëpo fajson nivelin lokal për mosfunksionim të Komunës. Përveq sallës sportive, ai gjithashtu tha që në Komunë ka ngecje për qështje edhe më themelore për të cilat ka pasur edhe protesta, si çështja e ujit të pijshëm për të cilën është miratuar projekti për rehabilitimin e rrjetit mirëpo procesi ka ngecur nga neglizhimi i zyrtarëve lokal. “Kur nuk funksionon niveli komunal detyrohem që si deputet të intervenojë edhe nga niveli qëndror” tha ai me ç’rast edhe prezantoj planet e tij për Komunën e Istogut të cilat ishin të ndara ceku plane kulturore dhe infrastrukturore të cilat ishin përgjithësisht të fokusuara në përmirësimin e mirëqenjes së qytetarit.

Bekë Berisha tha që vlerson sinqeritetin më shumë se çdo tjetër. Ai disa herë gjatë emisionit cekë që nuk ka ndryshuar dhe se është i njejti që nga fillimi e deri më sot dhe do të angazhohet që secilën punë ta kryej me dinjitet, korrektsi dhe sinçeritet siç ka bërë deri tash.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakAksident në Rugovë, 5 të lënduar
Artikulli tjetërShteti pritet t’ia kompensojë 95 mijë euro familjes së Diana Kastratit, Jahjaga i gëzohet këtij vendimi