Bëhet pastrimi i deponisë së mbeturinave në Dydesh

0

Në kuadër të projektit “Pastrimi i deponisë ilegale të mbeturinave dhe vendosja e rrethojës”, projekt ky i realizuar nga komuna e Pejës, komuna e Istogut si dhe organizata “Let’s Do It Kosova” është bëre pastrimi i deponisë ilagale të mbeturinave në Dydesh. Pjesë e këtij aksioni ishte kryetari i komunës Haki Rugova me bashkëpunëtor si dhe vullnetarë të “Let’s Do It Kosova”.

Kryetari Haki Rugova me këtë rast u shpreh se ky është një projekt i përbashkët në mes të komunës së Pejës, Istogut dhe Let’s Do It Kosova dhe se ky është një projekt tejet i rëndësishme për pastrimin e ambientit dhe se me projekte të tilla për mirëmbajtje të ambientit do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq Luan Hasanaj nga organizata Let’s Do It Kosova u shpreh se sot këtu po ndodh një aktivitet që duhet të ndodhë vazhdimisht jo vetëm në Istog dhe Pejë por në terë Kosovën, ku të gjithë bëhemi bashkë për një çështje të rëndësishme siç është ambienti.

Shumë të rinjë ishin të angazhuar vullnetarisht me entuziazëm të madh po punonin në pastrimin e këtij ambienti, të cilit i`u bashkua edhe Kryqi i Kuq, duke u zotuar bashkërisht se projekte të tilla qe kanë synim pastrimin dhe mirëmbajtjën e ambientit do të organizohën edhe në të ardhmën dhe Istogu përherë do të mbetët vend i bukurisë natyrore.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakDr. Ymer Vuthi, zgjedhët Drejtor i QKMF-së së Istogut.
Artikulli tjetërKomuna e Istogut përfituese e grandit nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë.